Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje në përballje me Kroacinë, në ndeshjen e katërt të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025. Ndeshja e zhvilluar në Karlovac, u mbyll me rezultat 2-0.
Përzgjedhësja Anneli Andersen e nisi ndeshjen me këtë formacion: Alma Demiri, Rrezona Ramadani, Erëleta Memeti, Valentina Limani, Edona Kryeziu, Elizabeta Ejupi, Valentina Metaj, Feride Kastrati, Agnesa Gashi, Vanessa Hoti dhe Modesta Uka.
Dardanet nuk e filluan mbarë ndeshjen, duke u gjendur në disavantazh që në çerekun e parë të lojës. Në minutën e 15-të, Ivana Rudelic shënoi golin e parë për Kroacinë, duke i dhënë epërsinë skuadrës vendase.
Pas këtij goli, Kosova nuk arriti të krijojë raste të pastra për shënim dhe pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë, Kombëtarja e Kosovës u përpoq maksimalisht për të gjetur rrugën drejt golit të barazimit. Megjithatë, përpjekjet e Dardanëve nuk u konkretizuan me gola.
Nga ana tjetër, Kroacia shënoi sërish në minutën e 74-t përmes Ana Mari Markoviqit, duke e vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes në 2-0.
“E kemi parë që ky nivel është pak më lart se ne. Sidoqoftë ne kemi marrë një eksperiencë të mirë në këtë nivel. Edhe pse kemi humbur, mund të marrim gjërat pozitive nga këto katër ndeshjet e deritashme të këtij niveli”.
“Ne e dimë se ende jemi më të dobët për këtë nivel dhe duhet të punojmë shumë. Sot nuk kemi mundur të krijojmë shumë raste. I kemi pasur dy-tre mundësi por na ka munguar fati”.
“Në anën tjetër, kroatet nuk krijojnë shumë raste, por ato që i kanë i konkretizojnë dhe kjo e bën diferencën”, ka thënë pas ndeshjes kapitenja Erëleta Memeti.
Kjo humbje e vështirëson pozitën e Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2025, teksa deri në fund “Dardanet” do t’i luajnë edhe dy ndeshje kundër Ukrainës dhe Uellsit, me të cilat në përballjet e para kanë pësuar humbje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Thiago Motta “frikëson” Interin, pasi Juventusi po afrohet – por trajneri refuzon të flasë për Scudetto

“Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë” – Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës