LAJMI I FUNDIT:

Vasfije Krasniqi Goodman, fituese e çmimit Kim Bok-Dong për paqe

Vasfije Krasniqi Goodman, fituese e çmimit Kim Bok-Dong për paqe

Vasfije Krasniqi Goodman – aktiviste e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës-QKRMT, e cila avokon për të mbijetuarit e dhunës seksuale në nivel global, është fituese e Çmimit Kim Bok-dong për Paqe.

Këshilli Korean për Drejtësinë dhe Përkujtimin për Çështjen e Skllavërisë Seksuale Ushtarake nga Japonia (Këshilli Korean) ka zgjedhur të mbijetuarën e Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman si fituese të Çmimit të Paqes, Kim Bok-dongit për vitin 2019.


“Ky çmim nderon individët apo organizatat që kanë qenë të angazhuar në lëvizje për të zgjidhur çështjen e dhunës seksuale gjatë luftës dhe për të siguruar të drejtat e njeriut të grave në konfliktet e armatosura anembanë botës.

Kujtojmë që, Vasfija ishte personi i parë që ndau publikisht historinë dhe traumën e saj të dhunës seksuale që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë. Më pastaj u bë zëi fuqishëm i fushatës ‘Bëhu Zëri Im’ – në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, dhe përpjekjet e palodhshme të saj në luftimin e stigmatizimit që rrethon këtë kategori shoqërore” thuhet në njoftimin për media.

Përveç që ka përfaqësuar zërin e të mbijetuarve të dhunës seksuale, nga koha e luftës në Kosovë, nëpër shumë konferenca, forume dhe simpoziume ndërkombëtare, Vasfija ka dhënë dëshmitë e saj edhe para Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, dhe së fundmi para Kongresit Amerikan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori