Në varrezat e fshatit Klinë e Ulët të Komunës së Skenderajt është varrosur Faton Hajrizi.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë familjarët, miqtë e tij dhe një numër i madh qytetarësh, transmeton Telegrafi.


Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më datën 6 korrik. Ai kishte mbajtur më shumë se 17 vite burg në Kosovë, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte njoftuar se atij i kishin mbetur dënim edhe 7 vite e 6 muaj. Ai ishte i dënuar për vrasjen e një ushtari rus gjatë vitit 2000, si dhe për disa vepra penale tjera.

Hajrizi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rasti i tij mori krejtësisht rrjedhë tjetër me datën 18 korrik, kur mediat serbe raportuan për vrasjen e një policit serb në Loznicë.

Sulmuesi fillimisht u identifikua si Artan Hajrizi, vëllai i Fatonit, pasi në vendin e ngjarjes u gjenden dokumentet e tij. Mirëpo, Artan Hajrizi u paraqit nga Gjermania, duke deklaruar se Faton Hajrizi, vëllai i tij, ka qenë në Gjermani dhe ia ka vjedhur siç tha ai dokumentet.

Pas vrasjes së policit serb, autoritetet në Serbi e shpallën në kërkim Faton Hajrizin.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë më 19 korrik njoftoi se pas një kërkim intensiv për Faton Hajrizin, ai është gjetur dhe vrarë.

Sipas autoriteteve serbe, Hajrizi ishte fshehur në një pikë karburanti afër FC Trbusnica, gjegjësisht në një kompleks të braktisur të fabrikës.

Dy javë pas vrasjes, trupi i pajetë i Faton Hajrizit mbërriti në Kosovë, ku edhe u kry autopsia nga Instituti i Mjekësisë Ligjore./Telegrafi/

454755478 1571046790330560 2460996527652916573 n 1

454944518 1571046916997214 6602971288749626502 n

454688925 1571002193668353 8982580291657760797 n

454751969 1571001580335081 6101281573003466285 n