Tek varri po i valojnë tre flamuj, por nuk dihet se cilit shtet i përket.

As në pllakë nuk i shkruan emri.


Varri i ushtarit të panjohur është në fshatin Kikë të Kamenicës.

Për të fshatarët kanë dëgjuar tregime e histori të ndryshme që nga viti 1912.

Por pamjen nuk e kishte kështu gjithmonë.

Pas disa rivarrimeve në vitin 2016 iu vendos flamuri kuq e zi.

Hajrush Redenica me të vendosur shtizën në tokë pa një dëshmi të tij.

“Kur e kam bo një vrimë për me vendos atë shtyllën e hekurit, kam gjetë ca fishek me shifrën numër 32. Ishin fishekë të vjetër ndoshta të vitit 1912”, shprehet ai për Klan Kosovën.

E tek para tre vitesh mori lajmin se flamurit shqiptar iu shtuan edhe dy të tjerë.

“Me të vërtetë ishte një brengë shumë e madhe. Po është vonë kjo, nuk po di se deri ku kanë mbërri këta njerëz. Ja ku ka dokument, se kam dokument që unë i kam ba prej këtu. Tash nuk e di deri ku do shkon kjo”, shprehet ai.

Por që eshtrat që janë varrosur afër brezit kufitar me shtetin serb nuk janë të luftës së fundit në Kosovë, e thonë ata që kanë qenë vet pjesë e saj.

“Ne si organizatë e veteranëve, sipas informatave që i kemi, ai varg është i luftës së Kikës, kur është zhvillu lufta e Kikës nuk ka të bëjë asgjë me luftën e fundit që është zhvillu në Kosovë”, shtoi perfaqesuesi i OVL UÇK.

Sot ky vend është në mbrojtje të një kompanie private turke.

- YouTube youtu.be