Tokio, qyteti nikoqir i Lojërave Olimpike këtë verë, hyn sot në një gjendje të re të jashtëzakonshme, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me coronavirus në Japoni.
Organizatorët e ngjarjes sportive e ndaluan pjesëmarrjen e spektatorëve pothuajse në të gjitha vendet ku zhvillohet Olimpiada, ndërsa të huajt kanë qenë të ndaluar qysh më herët.
“U bëjmë thirrje njerëzve që t’i mbështesin atletët nga shtëpia”, tha sekretari i kabinetit, Katsunobu Kato.
Lojërat zhvillohen nga data 23 korrik deri më 8 gusht, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme – e katërta në Tokio – zgjat deri më 22 gusht, pak para fillimit të Lojërave Paralimpike.
Japonia nuk është goditur nga coronavirusi sa disa vende, por ka regjistruar më shumë se 815,440 raste në total dhe gati 15,000 viktima.
Vetëm 28 për qind e qytetarëve japonezë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër coronavirusit.
Shkaktar i kaosit të fundit shihet varianti Delta i coronavirusit, i cili, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më ngjitës se variantet e mëparshme.
Qyteti më i madh i Australisë, Sidnej, do të zgjasë izolimin, pasi zyrtarët paralajmëruan se rastet ditore me coronavirus ka të ngjarë të kalojnë 100-shin, për shkak të shpërthimit të variantit Delta.
Infeksionet ditore janë rritur çdo ditë, edhe pse Sidnej ka hyrë në izolim më shumë se dy javë më parë.
Izraeli tha se do të fillojë të ofrojë dozën e tretë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit, për të rriturit me sistem të dobët imunitar.
Përhapja e shpejtë e variantit Delta ka rritur rastet në Izrael gjatë muajit të kaluar, nga numra njëshifrorë në rreth 450 në ditë.
Në Shtetet e Bashkuara, kompania farmaceutike Pfizer tha se planifikon të takojë sot zyrtarët shëndetësorë amerikanë, për të diskutuar rreth autorizimit të dozës së tretë të vaksinës Pfizer/BioNTech.
Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë përmendur një rrezik në rritje të infeksionit me coronavirus, gjashtë muaj pas imunizimit me dy doza.
Edhe pse kanë shkaktuar kritika nga disa shkencëtarë dhe zyrtarë, ato nuk i kanë ndarë të dhënat që tregojnë për atë rrezik, por kanë thënë se së shpejti do të bëhen publike.
Anthony Fauci, këshilltari kryesor për çështje mjekësore i presidentit amerikan, Joe Biden, tha se është shumë herët për Qeverinë amerikane që të rekomandojë dozën e tretë, por nuk e përjashtoi mundësinë.
Fauci tha se studimet klinike dhe të dhënat laboratorike ende nuk e kanë vërtetuar plotësisht nevojën për një dozë përforcuese të vaksinave aktuale në SHBA: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson.
Aktualisht, rreth 48 për qind e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, tha se Delta dhe variante të tjera që mund të shfaqen, mund të paraqesin rrezik për rimëkëmbjen e ekonomisë globale nga pandemia.
Rusia është duke u përballur aktualisht me valën më të rëndë të coronavirusit. Varianti Delta është duke u zbuluar në mbi 65% të rasteve, ka thënë Anna Popova, udhëheqëse e agjencisë ruse të shëndetit Rospotrebnadzor.
Në Evropë, rritje e numrit të rasteve me coronavirus është raportuar në disa vende, përfshirë Gjermaninë dhe Republikën Çeke, por shifrat vazhdojnë të mbeten të ulëta, në krahasim me kulmin e muajve mars dhe prill.
Varianti Delta, i klasifikuar si shqetësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, është zbuluar për herë të parë në Indi. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze