Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, nga Tirana komentoi edhe idetë për ndryshim kufijsh në Ballkan.
Në një konferencë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, politikani hungarez tha se nuk janë të shqetësuar për “non papers” pasi ato nuk janë të vërteta.
Ndonëse në Prishtinë nuk pati kohë për pyetje, Varhelyi iu përgjigj të gjitha atyre që iu bënë në Tiranë.
Ndër to, ishte edhe për idenë e dokumenteve të ashtuquajtura “non paper” ku flitet për ndryshime kufijsh.
Varhelyi tha se përveç se nuk ishte e vërtetë një gjë e tillë, nuk janë dakord me asnjë pjesë të saj.
“Është në fakt si një stinë ku ne po shikojmë se kanë lulëzuar dokumente të tilla që quhen ‘non paper’. Është interesante kur dëgjojmë lajme të tilla edhe pse jemi të bindur se asnjë nga këto ‘non papers’ nuk janë në fakt të vërteta. Po të ishin të vërteta atëherë do të ishim të shqetësuar, sepse sigurisht që ripërcaktimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor e dimë të gjithë se ku na çon kjo lloj gjëje.
Kështu që nuk besoj dhe jam i mendimit që asnjë person serioz nuk do ta vinte një gjë të tillë mbi tryezë për të diskutuar mbi të dhe në veçanti në këtë rajon ku jemi. Nuk jemi dakord ne asnjë pjesë të saj, kështu që nuk mendoj se këto janë ide të vërteta dhe reale, por ndoshta u shërben më shumë disa synimeve të tjera.
Unë ndihem mjaft mirë dhe jam shumë i qetë pikërisht për faktin se ato janë njoftuar pikërisht nga ata persona të cilëve u është atribuuar ky dokument, ky ‘non paper’”, deklaroi komisioneri i BE-së, raporton kp.
Varhelyi tha se ndjen zili për personat që kanë kohë të bëjnë dokumente të tilla, ndërsa tha se duhet të mendohet se si të arrihet sukses në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështjet e tjera me shtetet e rajonit.
Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se vizioni i tij është Shengeni rajonal si rruga e vetme në të cilën duhet të ecin shtetet e Ballkanit Perëndimor, një projekt ky i kundërshtuar nga Kosova.
Ndërkohë, vijoi Rama, vendet e Ballkanit duhet të diskutojnë në mënyrë të civilizuar mospajtimet mes tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë