Java e 20-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll u hap me përballjen mes Strugës dhe Vardarit, e cila u zhvillua në stadiumin e qytetit në Strugë, njofton Telegrafi.
Një duel me rëndësi të madhe për të dyja skuadrat, ku Struga synonte të mbetej në garën për titull së bashku me Shkëndijën, Sileksin dhe Gostivarin, ndërsa Vardari kërkonte pikë jetike për t’i shpëtuar fundit të tabelës.
Pavarësisht se Struga u konsiderua favorite, Vardari befasoi duke marrë një fitore të vlefshme me rezultat 0-2. Pjesa e parë u karakterizua nga raste të shumta për të dy ekipet, por portat mbetën të paprekura deri në përfundim të 45 minutave të para.
Në pjesën e dytë, Vardari u tregua më konkret. Në minutën e 68-të, Zakariç zhbllokoi rezultatin, ndërsa në minutën e 82-të, Rogers Mato vulosi fitoren dhe siguroi tri pikë të rëndësishme për skuadrën shkupjane në luftën për mbijetesë.
Ndeshja u shoqërua edhe me tensione në tribuna. Grupi i tifozëve “Komiti” i Vardarit u përjashtua nga stadiumi pas thirrjeve me përmbajtje ofenduese në bazë etnike gjatë pjesës së parë, një veprim ky i ndërmarrë nga delegati i ndeshjes.
Ndërkohë, pjesa tjetër e ndeshjeve të javës së 20-të do të zhvillohet të dielën me fillim në ora 14:00. Shkëndija, kryesuesja e renditjes, do të presë në shtëpi Sileksin në një përballje direkte për kreun. Besa e Dobërdollit takohet me Gostivarin, Brera Strumica përballet me FC Shkupin, Tikveshi luan kundër Pelisterit, ndërsa Rabotniçki mas forcat me Voska Sportin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Martin Zubimendi tanimë ka vendosur për klubin e ri

Nuk ka kontratë të re, Muller do të largohet nga Bayerni pas 17 viteve

Barcelona synon transferimin e yllit të Milanit si zëvendësues të De Jong

Ancelotti zbulon arsyen pse vuajti Real Madridi në ndeshjen ndaj Leganesit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler