LAJMI I FUNDIT:

Varane paralajmëron francezët për rrezikun “Ronaldo”

Varane paralajmëron francezët për rrezikun “Ronaldo”

Mbrojtësi francez i Real Madridit, Raphael Varane, ka folur në prag të përballjes me Portugalisë.

Varane mendon se Franca do ta fitojë ndeshjen me rezultat 2-1. Ai kërkon nga “Gjelat” të jenë të kujdesshëm ndaj Cristiano Ronaldos, sepse sipas Varane, sulmuesi portugez mund ta ndëshkojë Francën në çdo kohë.

“Franca do të fitojë me rezultat 2-1”, ka thënë Varane.

“Ronaldo? Ai mund të ju lëndojë në çdo kohë, duhet të jeni të kujdesshëm ndaj tij”, ka theksuar Varane.


Finalja mes Portugalisë dhe Francës nis në orën 21:00. /Telegrafi/