‘Djajtë e Kuq’ dje në ‘Old Trafford’ mundën Crystale Palace me rezultat 1-0, në kuadër të Premier League-s.

Tekniku holandez mendon se fitorja e skuadrës së tij nuk ka qenë e lehtë, sepse sipas tij, është vështirë të fitosh kundër një skuadre që vazhdimisht mbrohet.


“Gjithmonë është vështirë për të rrahur ekipin që mbrohet, por në pjesën e dytë ne arritëm të shënojmë”, ka thënë Van Gaal.

“Ne luajtëm mirë dhe e merituam fitoren. Ne tani jemi katër pikë prapa vendit të katërt, kështu që kemi mundësitë tona”, tha ai.

Manchester United zë vendin e gjashtë më 16 pikë të tubuara. /Telegrafi/

telegrafi sport app