Van Gaal kthehet në Manchester, kjo është arsyeja e pabesueshme

Trajneri i njohur holandez, Louis Van Gaal është kthyer në Manchester përsëri.
‘Tulipani’, nuk ka marrë ndonjë punë të re në Angli por ka vizituar qytetin.
E arsyeja është e pabesueshme, pasi ai ka marrë rrugë nga Amsterdami për në Manchester me të vetmin qëllim të darkojë në restorantin e tij të preferuar.
Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij derisa kanë darkuar në qendër të Manchesterit.
Qëndrimi i holandezit në qytetin ku punoi për dy vite zgjati katër orë por që nuk u largua pa rënë në sy të medieve angleze të cilat raportuan për vizitën e tij.
Van Gaal aktualisht është i pa punë por është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kombëtares së Belgjikës. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































