LAJMI I FUNDIT:

Van Gaal afër drejtimit të kombëtares së madhe

Van Gaal afër drejtimit të kombëtares së madhe

Mediet holandeze raportojnë se 64-vjeçari nga Amestradami mund të rikthehet shumë shpejtë në drejtimin e një skuadre, pas shkarkimit nga stoli i Manchester United në fund të sezonit të kaluar,

Emërimi i trajnerit holandez nuk do të jetë në një klub, por për përfaqësuesen e Belgjikës, kjo pasi eliminimi në çerekfinalet e Evropianit nga Uellsi ka bërë që drejtuesit e federatës belge të mendojnë për një trajner të ri, me shumë më tepër eksperiencë se Marc Wilmots.

Van Gaal është profili i duhur për të marrë drejtimin e Djajve të Kuq, edhe pse për momentin federata belge e futbollit ende nuk ka marrë një vendim sa i përket të ardhmes së Wilmotsit.


Fakti që  Van Gaal në të kaluarën ka drejtuar në dy periudha të ndryshme përfaqësuesen holandeze të futbollit është pozitiv dhe shton shanset e tij për të marrë drejtimin e një prej kombëtareve më premtuese në botën e futbollit.

Van Gaal nga ana e tij është i gatshëm për të dëgjuar çdo ofertë që mund të vijë në drejtim të tij nga drejtuesit e federatës belge të futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori