Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se nuk do të nxitojnë me rikthimin e Lionel Messit në aksion.

Messi është kthyer në stërvitje vetëm dy javë pasi e ka thyer krahun.


Valverde thotë se ndoshta është tepër herët për ta rikthyer në fushë.

Ai pritet të mungojë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Interin të martën.

valverde 1

"Kanë qenë vetëm dy javë pas lëndimit. Është herët, ne do të presim”.

“Ne jemi të kujdesshëm sepse duam që ai të rimëkëmbet plotësisht, pa asnjë problem", deklaroi trajneri.

Barcelona e parashikoi mungesën e Messit për rreth tre javë, për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Sevillas në ligën spanjolle më 20 tetor.

GettyImages 1052622542 Lionel Messi . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Barcelona ka një pikë më shumë ndaj Alaves dhe është në krye të renditjes pas 10 ndeshjeve në La Liga. /Telegrafi/

telegrafi sport app