LAJMI I FUNDIT:

Valton Beqiri prezantohet në Vienë në World Peace Concert (Foto)

Valton Beqiri prezantohet në Vienë në World Peace Concert (Foto)

Sot (E martë) me datë 19 shtator 2017, kompozitori Valton Beqiri do të prezantohet në Vjenë me anë të krijimtarisë së tij në kuadër të koncertit solemn “World Peace Concert in Vienna 2017”. Ky koncert shënon 10 vjetorin e themelimit të orkestrës kamerale ballkanike dhe do të realizohet nën drejtimin e dirigjentit japonez Toshio Yanagisawa.

Në këtë koncert solist do të jetë pianisti francez Pacal Roge dhe krahas veprave të kompozitorëve të periudhës romantike si Camille Saint-Saëns dhe Pyotr Ilyich Tchaikovsky si dhe kompozitorit japonez Kaoru Wada, pjesë e pandarë e repertorit të kësaj orkestre është bërë edhe opusi krijues i kompozitorit të mirënjohur Valton Beqiri.


E rëndësishme është vepra “Shpirti i traditës” për orkestër harkore dhe perkusione e cila interpretohet nga kjo orkestër në vende të ndyshme të botës që nga viti 2010 dhe sot njihet si himni i orkestrës kamerale ballkanike dhe njëkohësisht e cilësuar promovimi më i mirë i trashgëmisë tonë kulturore. Është vepër programore e ndarë në katër kohë ku secila përmban dhe titullin ku me anë të tingujve muzikor na japin pasqyrimin e plotë të historisë tonë.

Kjo vepër sot njihet si vepra më e interpretuar në arenën ndërkombëtare nëse krahasojmë prezantimin e krijimtatrisë së kompozitorëve të tjerë shqiptarë të muzikës artistike në vitet e fundit.

Beqiri krahas me veprën e sipërpërmendur në këtë koncert prezantohet edhe si orkestrues i veprës “Kanki-no-Uta” (premierë botërore) mbi temën e kompzitorit dhe këngëtarit shumë të njohur japonez Koji Tamaki.

Koncerti mbahet n ëWienner Konzerthaus Mozart-saal duke filluar në orën 19:30. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"I çoj të fala motrës së Presidentes", Fero publikon sekuenca të këngës së tij më të re, i drejtohet indirekt edhe Arbenitës

Magazina
Ndryshimi drastik i Gjestit që nga hyrja e tij në BBVK e deri më sot në Big Brother VIP Albania

Ndryshimi drastik i Gjestit që nga hyrja e tij në BBVK e deri më sot në Big Brother VIP Albania

Magazina
Mori vëmendje me paraqitjen në spektakël - setra e Ledion Liços kap një vlerë marramendëse

Mori vëmendje me paraqitjen në spektakël - setra e Ledion Liços kap një vlerë marramendëse

Magazina
E quajti varfanjak, Ola Zenelaj sqaron deklaratën për Gjestin pas daljes nga shtëpia

E quajti varfanjak, Ola Zenelaj sqaron deklaratën për Gjestin pas daljes nga shtëpia

Magazina
Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë do zgjidhin gjithçka

Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë do zgjidhin gjithçka

Magazina
Puthja për lojë, Gjesti bën deklaratën e fortë për Laertin: Ke tentuar edhe dy herë të më puthësh

Puthja për lojë, Gjesti bën deklaratën e fortë për Laertin: Ke tentuar edhe dy herë të më puthësh

Magazina
Kalo në kategori