“Valdrini” paraqitet si polic dhe u vjedh katër plakave zvicerane 460 mijë franga
I paraqitur si polic, Valdrin S.* (emër fiktiv) ka përvetësuar para dhe stoli me vlerë mbi 460,000 franga nga gratë e moshuara në Zvicër. Pothuajse gjysmën e tyre vetëm nga Monika R.* nga Zugu. Për këtë vepër penale Gjykata Penale e Zugut e ka dënuar atë me tre vjet burgim, një prej tyre, burg efektiv (pa kushte).
Një mbrëmje të të hënës në verën e vitit 2021, në shtëpinë e Monika R.* bie zilja e derës. Pak më parë ka telefonuar dikush, i cili është prezantuar si punonjës policie nga Policia e Zugut dhe i ka thënë se një bandë hajdutësh po bën kërdi në lagje. Ka pasur disa vjedhje; tani ju duhet të mbroni gjërat tuaja me vlerë.
Personi në telefon i thotë R.* t’i sigurojë bizhuteritë dhe paratë. Një polic do t’i marrë ato për t’i mbajtur të sigurat. Emri i burrit është Petersen, ai përdor fjalën “Blume” (lule) si kod për të vërtetuar identitetin e tij.
Në çantë kishte bizhuteri me vlerë prej mbi 200,000 frangash, transmeton albinfo.ch.
Në të vërtetë kishte pasur një grabitje në lagje kohët e fundit, shkruan zentralplus.ch. Dhe për shkak se zëri në telefon e nxit të moshuarën të veprojë shpejt, Monika R.* nuk dyshonte më kur po hapte derën rreth orës 23:00.
Jashtë ishte një burrë me flokë të zeza dhe me shpatulla të gjera, i cili prezantohet si Petersen dhe thotë “Blume” kur Monika R.* kërkon fjalëkalimin. Gruaja nga Zugu beson se ka para vetes oficerin e policisë që i ishte paraqitur më herët dhe i jep atij një çantë me bizhuteri me vlerë 221,000 CHF.
Ajo çfarë nuk di Monika R.* është se “polici” nuk është polic. Dhe i prezentuari si Petersen nuk quhet Petersen.
Emri i tij i vërtetë nuk ka rëndësi, do ta quajmë Valdrin S*: 31 vjeç, shtetas i Kosovës, banor në një vendbanim prej 900 banorësh, në Gjermaninë jugore. Në fakt, ka qenë i tillë. Sepse ka 331 ditë që ai po qëndron në burg, në Zvicër.
E që prej ditës së djeshme dihet edhe lartësia e dënimit: Gjykata penale e Zugut e ka dënuar atë në procedurë të shkurtuar me tre vjet burgim, një vit pa kushte (burg efektiv) dhe shtatë vjet dëbim nga vendi.
Sipas aktakuzës, nga qershori deri në nëntor të vitit 2021 ai ka vjedhur bizhuteri dhe para në vlerë mbi 463,000 franga nga katër gra në disa kantone. Ai ka vepruar si ndërmjetës, për punëdhënës të panjohur, të cilëve ua dorëzonte plaçkën. Ai për vete kishte marrë vetëm rreth 1500 franga.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar