Site icon Telegrafi

Valdrin Sahiti pjesë e “CMA Awards 2021” me tre kreacione

Është mbajtur mbrëmë (e mërkurë) evenimenti i ndarjes së çmimeve “Country Music Association Awards” (CMA Awards).

Ndryshe nga viti i kaluar ku ngjarja ishte me kufizime të mëdha shkaku i pandemisë, këtë vit masat anti-COVID ishin më të pakta.

Duke qenë një nga netët më të mëdha të muzikës ‘country’, yjet i kushtuan rëndësi të madhe pamjes.

Lexo po ashtu Veshjet më të bukura në tapetin e kuq të CMA Awards 2021

E tre nga fustanet e vlerësuara mirë nga kritikët e modës ishin kreacione të dizajnerit kosovar, Valdrin Sahiti.

Foto: Ed Rode/AP/Shutterstock

Ajo që u pa thuajse në çdo listë të veshjeve më të bukura të mbrëmjes ishte Kelsea Ballerini. Fustani i gjatë i krijuar nga Sahiti ishte me ngjyrë të bardhë, me mëngë po ashtu të gjata e me një të çarë në këmbë.

Foto: Instagram

E dyta ishte Ana Barbara, e cila si pjesë të fustanit të artë kishte prerjet interesante që janë një nga trendet më të mëdha në botën e modës. Fustani ishte i gjatë ndërsa përveç prerjeve u bë edhe më i veçantë nga dekolteja e hapur e detaji me një krah.

Foto: Mark Humphrey/Associated Press

E treta, Gabby Barrett, e cila ishte një nga performueset e natës u ngjit në skenë e veshur me kracionin e Valdrinit. Fustani i Barrett kishte gjithashtu ngjyrë të bardhë, por për dallim nga dy të tjerët ishte i shkurtër. Mirëpo, ky fustan kishte dy detaje interesante që e bënë të veçantë: pelerina e gjatë dhe pjesa me perla në qafë.

Lexo po ashtu Kaq ditë iu deshën Valdrin Sahitit për të krijuar fustanin e Beyonce

Ndërkohë, kujtojmë se pak kohë më parë Beyonce zgjodhi për herë të dytë kreacionin e Valdrin Sahitit. /Telegrafi/

Exit mobile version