LAJMI I FUNDIT:

Vala e të nxehtit godet Meksikën, të paktën 100 persona humbin jetën

Vala e të nxehtit godet Meksikën, të paktën 100 persona humbin jetën

Të paktën njëqind persona kanë vdekur në dy javët e fundit në Meksikë për shkak të të nxehtit, pasi temperaturat iu afruan 50 gradë Celsius në disa pjesë të vendit, tha ministria e Shëndetësisë.

Një valë e nxehtë trejavore këtë muaj ka tensionuar rrjetin elektrik me kërkesë rekord, duke detyruar autoritetet të pezullojnë mësimet në disa zona dhe ka lënë shumë meksikanë të djersitur nga vapa, transmeton Telegrafi.

Më shumë se dy të tretat e vdekjeve kanë ndodhur në javën 18-24 qershor, ndërsa pjesa tjetër në javën e kaluar, tha ministria në një raport mbi temperaturat ekstreme.


Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është regjistruar vetëm një vdekje e shkaktuar nga vapa.

Pothuajse të gjitha vdekjet i atribuohen goditjes nga nxehtësia dhe disa prej dehidrimit. Rreth 64 për qind e vdekjeve ndodhën në shtetin verior të Nuevo Leon, i cili kufizohet me Teksasin. Shumica e të tjerëve ishin në Tamaulipas dhe Veracruz.

Temperaturat kanë rënë ditët e fundit pasi sezoni i shirave ka sjellë reshje shumë të nevojshme. Megjithatë, disa qytete veriore vazhdojnë të përjetojnë temperatura të larta. Në shtetin Sonora, qyteti Aconchi regjistroi temperaturën më të lartë prej 49 gradë Celsius të mërkurën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Kalo në kategori