LAJMI I FUNDIT:

Vaksina AstraZeneca tregon efekt të kufizuar mbi variantin afrikanojugor të Coronavirusit

Vaksina AstraZeneca tregon efekt të kufizuar mbi variantin afrikanojugor të Coronavirusit

Vaksina antiCOVID-19 e AstraZeneca duket se ka vetëm një efekt të kufizuar mbi një variant të sëmundjes që e ka origjinën në Afrikën e Jugut.

Sipas një raporti në Financial Times, rezultatet, që do të publikohen të hënën, tregojnë se vaksina mund të jetë e dobishme kundër rasteve ekstreme të lidhura me variantin B.1.351, por vepron shumë pak në ndalimin e transmetimit në rastet më të dobëta.

Megjithatë, studiuesit në Universitetin e Oksfordit, që ndihmoi në zhvillimin e vaksinës dhe në Universitetin e Witwatersrand vunë në dukje, gjithashtu, se studimi përfshin vetëm 2,000 subjekte relativisht të rinj dhe të shëndetshëm, që do të thotë se të dhënat mund të jenë të njëanshme.


“Ne besojmë se vaksina jonë mund të mbrojë nga sëmundja e rëndë, pasi aktiviteti i antitrupave neutralizues është i barabartë me atë të vaksinave të tjera antiCOVID-19, që kanë treguar aktivitet kundër rasteve më të rënda, veçanërisht kur intervali i dozimit përmirësohet në tetë deri në 12 javë”, tha një zëdhënësi i AstraZeneca në raport.

Studimet kanë treguar se varianti afrikanojugor i COVID-19 duket se tregon rezistencë të rritur ndaj vaksinave.

“AstraZeneca” dhe “Oxford” po kërkojnë mënyra për të përditësuar vaksinën e tyre, në mënyrë që të mund të funksionojë kundër mutacioneve të reja që janë shfaqur, shumë prej të cilave duket se përhapen më lehtë dhe mund të jenë më vdekjeprurëse. /ATSH/

Në trend Botë

Më shumë
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Kalo në kategori