Më shumë se 137 mijë persona kanë marrë vaksinën kundër coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Sky News.

Nadhim Zahaëi, ministri përgjegjës për shpërndarjen e vaksinës anti-COVID, ka shkruar në Twitter se ky “është një fillim i mirë”, transmeton Telegrafi.


Kujtojmë që gjatë shtatë ditëve të fundit kjo vaksinë është shpërndarë si në vijim:

108,000 në Angli

7,897 në Wales

4,000 në Irlandën e Veriut

18,000 në Skoci. /Telegrafi/