LAJMI I FUNDIT:

Vajzat e Kosovës U19 pëson humbje të thellë nga Gjermania

Vajzat e Kosovës U19  pëson humbje të thellë nga Gjermania

Kosova U19 në konkurrencën e vajzave e ka nisur me humbje fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2025.

Në ndeshjen e parë të Grupit A1, e zhvilluar sot në Duisburg, Dardanet e reja pësuan humbje nga Gjermania U19, me rezultat 0-5.

Kombëtarja gjermane e nisi fuqishëm takimin dhe arriti të krijojë epërsi të dyfishtë brenda pjesës së parë. Esterella Merino Gonzalez shënoi golin e parë në minutën e 18-të, ndërsa Laila Portella dyfishoi rezultatin në minutën e 26-të.


Në pjesën e dytë, përpjekjet e Kosovës për të zvogëluar rezultatin nuk dhanë frytet e dëshiruara.

Në anën tjetër, Gjermania e vazhdoi dominimin dhe shënoi edhe tre gola. Maj Schneider realizoi dy herë, në minutën e 67-të dhe në kohën shtesë të ndeshjes (90’+4), ndërsa Leonie Schetter gjeti rrjetën në minutën e 89-të.

Kosova do të kërkojë të rikthehet në rrugën e rezultateve pozitive në ndeshjet e ardhshme të grupit, ku do të përballet me 30 nëntor, me Danimarkën dhe më 3 dhjetor me Greqinë.