LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Putinit mund ta merr kontrollin e Rusisë kur të vdesë udhëheqësi rus

Vajza e Putinit mund ta merr kontrollin e Rusisë kur të vdesë udhëheqësi rus

Presidenti rus, Vladimir Putin thuhet se po mendon ta vendosë vajzën e tij në një pozicion në parlament, në mënyrë që ajo ta ketë pushtetin pasi ai të vdesë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, prej kohësh po flitet se Putini është i sëmurë rëndë, me disa thonë se atij iu është dashur të përdor teknologji të rreme për të inskenuar paraqitjet e tij gjatë kohës kur ai merrte trajtimin mjekësor.

Duke qenë se tani po vazhdon lufta në Ukrainë, zyrtarët e Kremlinit thuhet se janë të shqetësuar se si do të ruhet status quo-ja pas vdekjes së Putinit.


Tani ekziston një “kërkesë e qartë” nga elitat ruse që “të kuptojnë të ardhmen e tyre pa Putinin”.

Përgjigjja e tyre mund të jetë vajza 35-vjeçare e Putinit, Katerina Tikhonova, ka raportuar kanali në Telegram, General SVR.

Kanali drejtohet nga dikush që pretendon se është një gjeneral-lejtnant i mërguar i Kremlinit, i cili përdor pseudonimin Viktor Mikhailovich.

Ai tha: “Kandidatura e vajzës së presidentit rus Vladimir Putin, Katerina Tikhonova për postin e kreut të partisë Rusia e Bashkuar po diskutohet sërish në mënyrë aktive.

“Dhe më duhet të them se kohët e fundit, pa përjashtim, të gjithë personat e interesuar në rrethin e Putinit e mbështesin këtë ide”.

Plani do të ishte që ministri aktual i bujqësisë, Dmitry Patrushev, 44-vjeçar të bëhet President, derisa Tikhonova “do të vepronte si mjeshtre e marionetës” nga parlamenti.

Mikhailvoich shkroi: “Në kuptimin e një rrethi të ngushtë njerëzish që kanë akses në veshin presidencial, Katerina Tikhonova është i vetmi person që mund të veprojë si garantuese e stabilitetit e ekzistencës së regjimit të Putinit, pa qenë një pasardhëse e padrejtë”.

Tikhonova lindi nga Putini dhe gruaja e tij e parë, Lyudmila, ndërsa udhëheqësi rus ishte ende një spiun i KGB-së në Gjermani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Kalo në kategori