Klara Sanduloviq, vajza e Nikola Sanduloviq, ka dhënë detaje në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj të atit pak ditë më parë.
Në një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ajo theksoi se gjendja shëndetësore e të atit është e rëndë, por megjithatë ende nuk e di saktësisht pasi policia nuk i ka dhënë asnjë informacion për të dhe pse ishte ta vizitonte në burg.
Ajo theksoi se autoritetet po fshehin informacionin, pasi sipas saj të atin duan t’ia vrasin në burg.
“Babai im ndodhet në burg prej tre ditësh. Shkova në burg ditën e djeshme në mëngjes dhe e pyeta për të ditur se si është gjendja e tij shëndetësore. Ata nuk donin të më thoshin asgjë. Një nga policët më tha se i vinte keq, por që nuk kishte të drejtë të jepte informacion për gjendjen e tij shëndetësore dhe pse unë jam vajza e tij. Ata po e fshehin, ai nuk ka bërë asnjë lloj krimi. Ata po e mbajnë atë për të fshehur gjendjen shëndetësore që është aktualisht. Unë dyshoj se po mbajnë atë në burg se duan ta vrasin”, ka thënë ndër tjerash ajo.
Ndryshe, një ditë pasi publikoi videot duke bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq është rrahur në Serbi.
Për 24 orë familja e tij nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e tij dhe shërbimi sekret refuzoi të jepte informacione duke i lënë në agoni.
Ndryshe, Sanduloviq e ka quajtur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kriminel lufte dhe e ka porositur që para se të shkojë në Kosovë, duhet të kërkojë falje dhe ta pranojë krimin e kryer në Reçak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës