LAJMI I FUNDIT:

Vaji i kërpit, pastruesi më i mirë i organizmit

Vaji i kërpit, pastruesi më i mirë i organizmit

Shumë njerëz e lidhin këtë bimë me efekte intoksikuese, e jo me efekte shëruese. Por, pas studimeve të shumta të farave të saj, ka ardhur deri te një përdorim i madh i vajit të asaj bime për qëllime ushqyese dhe kozmetike.

Qysh nga kohërat e lashta dihet për efektet shëruese të vajit të lirit, ullirit dhe ricinit, por kohëve të fundit gjithnjë e më shumë po përmenden trajtimet luksoze në të cilat përdoret vaji i kërpit (kanabisit).

Farat e kërpit janë shumë të pasura me acide esenciale yndyrore, proteina, karotinë, antioksidues dhe minerale të shumta, duke përfshirë kalciumin, magnezin dhe zinkun. Mu për shkak të tyre, vaji i kërpit e ka marrë epitetin e pastruesit më të mirë të organizmit. Ai e mënjanon ujin e tepërt nga organizmi, ndihmon në rregullimin e peshës trupore dhe ka efekt shërues në lëkurë, flokë dhe thonj.

Edhe pse bima e kërpit është e ndaluar, vaji i saj mund të gjendet në treg dhe është legal.


Nëse dëshironi që të mbeteni në formë ose të forconi flokët dhe thonjtë, mjafton një lugë e vogël me vaj kërpi në ditë, qoftë duke e përdorur në sallatë, ushqime të tjera ose duke e pirë atë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori