LAJMI I FUNDIT:

Vajgl: Prokuroria Speciale Publike duhet të respektohet plotësisht dhe pa kushte

Vajgl: Prokuroria Speciale Publike duhet të respektohet plotësisht dhe pa kushte

Eurodeputeti Ivo Vajgl deklaron se në këtë moment është mjaft me rëndësi që të shohim vullnet politik te të gjithë lojtarët politik në Maqedoni për të luftuar korrupsionin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, disa nga këto lojtarë politik duhet që këtë luftë ta bëjnë brenda radhëve të tyre, duke theksuar se luftë kundër korrupsionit është qëllim i secilit shtet demokratik dhe i secilit shtet që dëshiron të bëhet anetarë i Bashkimit Evropian (BE).

Vajgl bëri të ditur se korrupsioni në Maqeëdoni përsëritet në të gjitha raportet e Parlamentit Evropian (PE) dhe Komisionit Evropian (KE). Ai thotë se Prokuroria Speciale Publike (PSP) duhet të respektohet plotësisht dhe pa kushte.


Këtë deklaratë, Vajgl e bëri në konferencën ndërkombëtare të mbajtur në Shkup me temë ”Përballja me korrupsionin dhe shtetin e kapur në Evropën Juglindore”./Telegrafi/