LAJMI I FUNDIT:

Vajgl: Barazia e gjuhëve, parakusht për bashkëjetesë dhe bashkëpunim në vendet si Maqedonia

Vajgl: Barazia e gjuhëve, parakusht për bashkëjetesë dhe bashkëpunim në vendet si Maqedonia

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian (PE), Ivo Vajgl ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve AIM, ku flet për Ligjin për gjuhët dhe për mundësitë që Maqedonia të merr datë për fillimin e bisedimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Mendoj se marrëdhëniet ndëretnike janë shumë të rëndësishme, kurse ai ligj, në të vërtetë pasqyaron këto marrëdhënie. Nuk duhet të bëhet problem që shtetasit e Maqedonisë, shoqëria e Maqedonisë të ndahet. Sipas kësaj, nëse OBRM-PDUKM-ja thekson se është e arsyeshme që në të kaluarën pikërisht Qeveria e OBRM-PDUKM-së propozoi Ligj për përdorimin e gjuhësve, nuk duhet dhe nuk do të ishte në rregull që tani të tërhiqet nga ajo zgjidhje dhe nga ligji me të cilin garantohet barazia e gjuhëve në Maqedoni. Mendoj se ky është një parakusht për bashkëjetesë dhe bashkëpunim në të gjitha shtet ku kanë përbërje shumëkombëshe. Mendoj se në të kaluar janë bërë shumë gabime në marrëdhënie ndërmjet popullit shumicë dhe gjuhës pakicë dhe nuk duhet që Maqedonia të kthehet në pikën që ishte para Marrëveshjes së Ohrit dhe pas asaj që nxorën në pah zgjedhjet e fundit parlamentare, që bashkëpunimi ndërmjet popullit shumicë dhe atij paikcë është i mundshëm dhe i patjetërsueshëm”, theksoi Vjagl rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Në lidhje me fitimin e datës së bisedimeve, Vajgl shprehet se do të ishte e arsyeshme që të pritet një vendim i tillë nëse plotësohen kushtet dhe zgjidhet çështja e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Mund të them se Parlamenti Evropian në disa raste, kur i miratojmë raportet tona vjetore për përparimin e Maqedonisë, kishte qëndrim që Maqedonisë duhet t’i jepet mundësia që të fillojë bisedime serioze dhe konkrete për anëtarësim në BE. Mendoj se do të ishte e arsyeshme të pritet një vendim i tillë për fillimin e bisedimeve këtë vit, me kushtet e përmendura në pyetjen tuaj, dhe kuptohet vendimin e sjell Këshilli Evropian, pra aty ku janë shefat e qeverive dhe shteteve të Be-së.”theksoi Vajgl./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori