LAJMI I FUNDIT:

Vaio me telefonin e parë në Android

Vaio me telefonin e parë në Android

Vaio, marka e njohur e cila deri vonë ka qenë nën ombrellën e gjigantit Sony, është shitur nga kompania, duke krijuar kështu hapësirë për produkte të reja nga kompania e re.

Së fundi, Vaio ka lansuar telefonin e saj të ri të bazuar në sistemin operativ të Google, Android.

Microsoft Japan ka bërë të ditur listën e partnerëve të ri për produktet e reja në Windows 10, ku shihet edhe modeli i ri Vaio.
Megjithatë, nuk ka informata shtesë mbi specifikat e këtij modeli të ri të telefonit nga Vaio që do të punoj me Windows 10.

Poashtu, nuk dihet ende nëse Vaio do jetë i dedikuar vetëm për tregun japonez ose jo, pasi që deri tani kompania ka prodhuar kompjuterë të ndryshëm që nuk u janë destinuar tregut botëror. (Telegrafi)