LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimet fizike pa kalkulim të kalorive janë të padobishme

Ushtrimet fizike pa kalkulim të kalorive janë të padobishme

Shpeshherë kemi dëgjuar dhe lexuar se ushtrimet fizike janë aspekti më i rëndësishëm për humbjen e peshës.

Por, studime të shumta vazhdimisht na kanë dëshmuar të kundërtën: faktori më i rëndësishëm është ushqimi.

Është e vërtetë se ushtrimet fizike na ndihmojnë në rritjen e disponimit dhe gjëra të ngjashme, por pa u kombinuar me ushqimin e shëndetshëm nuk shpie në humbje të shpejt të peshës.


Çelësi për të humbur peshë është duke ngrënë më pak kalori se ç’kemi nevojë. P.sh., shumica e njerëzve përfundojnë duke ngrënë më shumë se ç’është e nevojshme pas stërvitjeve.

Sipas ekspertëve, mjafton një copë picë për ta zhbërë punën e një ore stërvitje. Njësoj vepron edhe një akullore., sepse tërë kaloritë që i kemi djegur, i rikthejmë përmes ushqimit kalorik brenda pak minutave. /Telegrafi/