Ushtroni intensivisht dhe nuk humbni në peshë. Madje ju duket se përkundër ushtrimeve të vazhdueshme ju shtoni kilogramë. Besuat ose jo, edhe ajo është e mundshme. Dhe, ja pse...
Pas ushtrimeve me intensitet të ulët, ushqimi i plotë i pasur me karbohidrate rezulton me shtimin e kilogramëve dhe ujit në organizëm, prandaj muskujt fryhen dhe bëhen gjithnjë e më të mëdhenj, transmeton Telegrafi.
Po ashtu, edhe me anë të ushtrimeve me ngarkesë të madhe dhe me pak përsëritje, muskujt e mbledhin ujin dhe zgjerohen duke e shtuar kështu vëllimin e tyre.
Një studim amerikan tregon se me anë të ushtrimeve të rregullta shtohet apetiti. Trupi fillon të kërkojë gjithnjë e më shumë kalori, prandaj njerëzit fillojnë të hanë gjithnjë e më shumë, dhe kjo sjell deri te shtimi në peshë.
Nëse vërtet dëshironi të humbni peshë me anë të ushtrimeve, atëherë fillimisht duhet të nxeheni, pastaj të bëni disa ushtrime të kombinuara, ‘kardio’ (biçikletë, shirit lëvizës etj) me ushtrimet me pesha jo shumë të rënda dhe me përsëritje më të shpeshta.
Po ashtu është e nevojshme që të shmangni ushqimin me indeks të lartë glikemik (p.sh ushqimet nga mielli i bardhë ose ato të cilat kanë shumë sheqer).
Njerëzit mund të gabojnë nëse pas ushtrimit hanë ushqim me shumë karbohidrate në vend se të pinë lëng proteinik ose një copë mishi, i cili do t’i ushqejë muskujt duke mos shkaktuar mbipeshë.
Nëse keni vendosur që humbjen e peshës ta bënë për një periudhë më të gjatë kohore, atëherë kjo mund të arrihet vetëm me ndryshimin e raportit ndërmjet kalorive të konsumuara dhe sasisë së energjisë së shpenzuar.
Për fillestarët rekomandohet ecje 30-minutëshe pas çdo vakti, sepse kjo ecje do ta ketë efektin e njëjtë sikurse të ushtroni në palestër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshqve do të pendohej nëse do të ndahej

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë