Forcat mbrojtëse ukrainase kanë shkatërruar ose dëmtuar pothuajse gjysmën e pozicioneve të operatorëve rusë të dronëve të identifikuar përgjatë vijës së frontit të Zaporizhzhisë, sipas inteligjencws ushtarake ukrainase.

HUR deklaroi se njësitë ukrainase gjetën 90 pozicione dhe vende banimi të përdorura nga operatorët rusë të dronëve sulmues dhe zbulues përgjatë frontit të Zaporizhzhisë. Nga këto, 42 vende janë shkatërruar ose dëmtuar, transmeton Telegrafi.


Përpjekja është pjesë e një operacioni gjithëpërfshirës kundër dronëve me emrin e koduar Dronocid, i përqendruar në synimin dhe eliminimin e infrastrukturës së operatorëve rusë të dronëve.

Operacioni Dronocid ka evoluar në atë që HUR e përshkroi si një "muaj shfarosjeje" për operatorët rusë të dronëve.

Forcat e koordinuara ukrainase kanë nisur sulme precize në pozicionet ku ndodhen ekipet e dronëve armik, duke eliminuar kërcënimet ndaj trupave dhe infrastrukturës ukrainase në vijën e parë.

HUR publikoi pamje dramatike që tregojnë momentet kur pozicionet ruse u "shndërruan në molekula", gjatë disa prej sulmeve të synuara me bomba dhe dronë. /Telegrafi/