LAJMI I FUNDIT:

Ushtria amerikane vret 15 anëtarë të IS-it në Irak

Ushtria amerikane vret 15 anëtarë të IS-it në Irak

Në një operacion të përbashkët të forcave amerikane dhe irakiane janë vrarë 15 anëtarë të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në perëndim të Irakut. Komanda Qendrore amerikane tha se shtatë trupa amerikane janë plagosur gjatë operacionit.

Operacioni shënjestroi udhëheqës të IS-it dhe rezultoi “në vdekjen e 15 operativëve të IS-it” dhe “nuk ka indikacione për vdekje të civilëve”, tha Komanda Qendrore amerikane.

Në njoftimin e publikuar në X u tha se anëtarët e IS-it ishin “të armatosur me një sërë armësh, me granata e me mjete tjera shpërthyese” dhe se forcat irakiane po vazhdojnë të kontrollojnë lokacionet e bastisura.


Ushtria amerikane nuk ka më shumë detaje për lokacionin ku u krye operacioni.

Ushtria amerikane theksoi se të shtatë ushtarët amerikanë janë evakuuar për trajtim mjekësor. Të gjithë ata janë në gjendje stabile, tha një zyrtar i mbrojtjes.

“IS-i vazhdon të paraqesë kërcënim për rajonin, për aleatët tanë, por edhe për atdheun tonë. Komanda Qendrore amerikane së bashku me koalicionin tonë dhe partnerët irakianë, do të vazhdojnë në mënyrë agresive të ndjekin këta terroristë”, ka thënë Komanda Qendrore amerikane.

Ky operacion u zhvillua pasi për muaj të tërë Bagdadi dhe Uashingtoni kanë zhvilluar bisedime për praninë e forcave të koalicionit kundër xhihadistëve në Irak.

Pavarësisht qëllimit të Irakut që të ketë tërheqje të plotë të trupave të koalicionit, ende nuk është bërë publike ndonjë datë.

SHBA-ja ka afër 2.500 trupa në Irak dhe 900 në Siri si pjesë e koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër IS-it. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Zelensky duhet t'i kërkojë falje Trumpit

Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Zelensky duhet t'i kërkojë falje Trumpit

Amerika
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Amerika
Kalo në kategori