LAJMI I FUNDIT:

Ushtaraku i lartë amerikan uron gjeneral Jasharin për Ditën e Pavarësisë: Ushtria e SHBA-së vlerëson bashkëpunimin dhe miqësinë me FSK-në

Ushtaraku i lartë amerikan uron gjeneral Jasharin për Ditën e Pavarësisë: Ushtria e SHBA-së vlerëson bashkëpunimin dhe miqësinë me FSK-në

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pranuar një letër urimi nga ushtaraku më i lartë amerikan, Mark Milley me rastin e 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, thuhet se Mark Milley është kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-së, Gjeneral me Katër Yje.

Në letrën e Milley dërguar Jasharit thuhet se “Ushtria e SHBA-së vlerëson bashkëpunimin dhe miqësinë midis forcave tona të sigurisë dhe kontributet tuaja të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin, ndërsa përparoni përgjatë planit tuaj 10-vjeçar të tranzicion”.


Ministria e Mbrojtjes ka shtuar se ky urim dëshmon fuqishëm, besimin e madh të lidershipit të forcave amerikane në lidershipin e gjeneral Jasharit, si dhe miqësinë dhe partneritetin e ngushtë ndërmjet forcave tona.

Letra zyrtare e ushtarakut amerikan Mark Milley:

I nderuar Gjeneral Jashari,

Urime juve dhe pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për festën e Ditës së Pavarësisë.

Në këtë përvjetor të veçantë, lavdëroj përparimin që keni bërë gjatë tranzicionit në forcë mbrojtëse territoriale multietnike.

Ju inkurajojmë që të vazhdoni me përkushtimin tuaj për të krijuar një forcë që mbron të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ushtria e SHBA-së vlerëson bashkëpunimin dhe miqësinë midis forcave tona të sigurisë dhe kontributet tuaja të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin, ndërsa përparoni përgjatë planit tuaj 10-vjeçar të tranzicionit.

Urimet më të mira në këtë rast të veçantë.

Sinqerisht,
MARK A. MILLEY
Gjeneral, Ushtria Amerikane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori