Ushqimi i pasur me vaj ulliri, fruta arrore, pemë dhe perime të freskëta, peshk dhe verë të kuqe vepron në mënyrë efikase në zemër, pohojnë shkencëtarët spanjollë.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 7500 meshkuj dhe femra. Në fillim të hulumtimit, i cili ka zgjatur 5 vjet, pjesëmarrësit kanë qenë të moshës mes 55 deri 80 vjet. Asnjë pjesëmarrës nuk ka pasur histori të sulmit në zemër dhe tru, e as sëmundje të sistemit kardiovaskular, por të pranishëm kanë qenë faktorët e rrezikut siç janë diabeti i tipit 2, pirja e duhanit, tensioni i lart i gjakut dhe niveli i lartë i kolesterolit.
Pjesëmarrësit i kanë ndarë në tri grupe sipas mënyrë së ushqyerjes:
• Ushqimi me pak kalori
• Ushqimi mesdhetar i bazuar në vaj ulliri
• Ushqimi mesdhetar i bazuar në fruta arrore
Ata që kishin ngrënë ushqim mesdhetar të bazuar në vaj ullirit gjatë javës kanë konsumuar madje l litër të vajit të ullirit. Ata që kanë ngrënë ushqim mesdhetar të bazuar në frutat arrore çdo ditë kanë konsumuar rreth 30 gramë fruta arrore të llojeve të ndryshme. Po ashtu kanë konsumuar pemë dhe perime të freskëta, peshk dhe verë të kuqe. Kanë mundur të hanë mish të bardhë, por kanë shmangur mishin e kuq dhe produktet e mishit.
Pjesëmarrësit, të cilët kanë ngrënë ushqim me pak kalori kanë konsumuar produkte të qumështit të skremuar, patate, bukë, pemë dhe perime dhe peshk pa yndyrë. Kanë shmangur vajrat, ushqimin e pjekur dhe të fërguar, frutat arrore, mishin e kuq, produkte e mishit dhe peshkun e yndyrshëm.
Në fund të periudhës së hulumtimit, madje 288 pjesëmarrës kanë zhvilluar probleme kardiovaskulare, nga të cilët 109 kanë qenë në grupin e njerëzve me llojin e ushqimit me pak kalori, 96 prej tyre kanë qenë në grupin me ushqim mesdhetar, i cili bazohet në vajin e ullirit, ndërsa 83 prej tyre në grupin me ushqim mesdhetar i cili bazohet në frutat arrore.
Grupi i pjesëmarrësve që kanë konsumuar llojin mesdhetar të ushqimit kanë pasur madje për 30 për qind rrezik më të vogël nga krijimi i sëmundjeve kardiovaskulare.
Shkencëtarët theksojnë që ushqimi mesdhetar është pothuajse lloji më i shëndetshëm i ushqimit. Përfshin konsumin e përditshëm të nutrientëve të rëndësishëm që mbrojnë shëndetin e përgjithshëm, përcjell EvertdayHealth. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?