LAJMI I FUNDIT:

A ushqehet familja juaj sigurtë?

A ushqehet familja juaj sigurtë?
Family eating dinner

Të gjithë dëshirojmë të jemi të sigurt, por jo gjithçka mund të kontrollojmë në jetë. Nuk mund të kontrollojmë plotësisht se a jemi të sigurt në rrugë, e madje as në shtëpi. Përkundër kësaj, ka disa gjëra që mund t’i kontrollojmë, si për shembull sa të sigurta janë produktet që konsumojmë.

Përderisa përgjegjësia kryesore për sigurinë e produkteve u bie kompanive që ofrojnë produktin, konsumatorët duhet të jenë vigjilent dhe të informuar.

Mënyra sesi mund të sigurohemi që ushqimi ynë të jetë i sigurt është që të blejmë produkte që janë të shijshme, të shëndetshme, transparente, me vlera dhe kanë një sistem rigoroz të kontrollimit të cilësisë dhe menaxhimit të sigurisë. Produktet e tilla nuk janë të modifikuara gjenetikisht ose të trajtuara pas korrjes, nuk përmbajnë ngjyrues artificial dhe yndyrna të hidrogjenizuara, ndërsa aditivët përdoren vetëm në rastet kur është e nevojshme. Ushqimet e sigurta janë të prodhuara, të trajtuara dhe të përgatitura në mënyrë të tillë që të parandalojnë kontaminimin e ushqimit dhe të ofrojnë cilësi të lartë të ushqimit, duke përmirësuar shëndetin.

COOP është shembull në ofrimin e sigurisë së produkteve në europë, duke respektuar politika rigoroze të sigurisë.

Për më tepër, që ushqimi të jetë i sigurt ai duhet të mbahet në kushte optimale nga momenti i prodhimit, gjatë shpërndarjes dhe gjatë kohës së qëndrimit në market. Në këtë mënyrë produkti, jo vetëm që mund të konsumohet pa shkaktuar probleme shëndetësore, por ruan edhe vlerat ushqyese.

Ushqimi i pasigurt përmban baktere të dëmshme, viruse, parazitë ose substanca kimike dhe shkakton më shumë se 200 sëmundje – duke filluar nga diarrea deri te disa lloje të kancerit. Ushqimet e pasigurta, të cilat përmbajnë aditiv, ngjyrues artificial ose janë të modifikuar gjenetikisht, janë faktorët kryesor që shkaktojnë reaksione alergjike ose intolerancë ndaj një produkti. Të gjitha moshat ndikohen nga ushqimi i pasigurt, por më së shumti duhet pasur kujdes te fëmijët.

Për një jetë sa më të shëndetshme dhe kualitative përdorni vetëm produkte transparente, me vlera dhe të sigurta. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar