Usain Bolt tashmë ka bërë të qartë se do të nënshkruajë me një klub futbolli.

Një nga atletët më të mirë në shtigjet e vrapimeve ka konfirmuar se do të nisë një karrierë prej futbollisti pasi që është një adhurues i madh i këtij sporti.


Bolt është parë në stërvitje me klubin e Afrikës së Jugut, Mamelodi Sundowns, ku është parë shumë i entuziazmuar me sfidën e re.

usain 1 Usain Bolt me një prej bashklojtarëve, Foto: Gallo Images

Klubi i ri i Bolt ka aluduar për transferimin e tij duke paralajmëruar një konfirmim zyrtar për të martën gjatë ditës.

Vet Bolt në rrjetet sociale nxiti i pari kurreshtjen duke paralajmëruar se do të nënshkruaje me një klub futbolli.

"Futbolli kurrë më nuk do të jetë i njëjtë", ka shkruar klubi i ri i Bolt në rrjetet sociale, pasi Bolt ka një muaj që prej se rregullisht ka filluar stërvijet me klubin.

Usain Bolt është mirëpritur menjëherë në stërvitje nga ylli kryesor i ekipit Jeremy Brockie i cili u shpreh shumë i gëzuar me transferimin e ri.

"Unë jam mësuar me Ben Sigmundin duke ardhur në qendrën stërvitore Wellington Phoenix, kështu që të shoh Boltin në vend të tij ishte e një niveli tjetër".

usain 3 Usain Bolt ka filluar të mësojë ekipin e tij të ri me festimin e tij klasik, Foto: Getty Images

"Ne kemi marrë një mesazh nga menaxheri jonë i ekipit duke thënë se kemi një vizitor të veçantë. Menduam se ishte një ditë pushimi, por kur erdhëm e kemi parë atë këtu", u shpreh sulmuesi.

Bolt më parë është parë vazhdimisht në stadiumet e futbollit duke mos shprehur dashurinë për sportin, teksa tash ka vendosur të fillojë karrierën prej futbollisti në tentim për të realizuar ëndrrën, pasi këtë e shumë më shumë e bëri në shtigjet e vrapimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app