Andy Murray është eliminuar në çerekfinale të US Open nga japonezi Kei Nishikori.

Tenisti dytë në botë pësoi pas dramës në pesë sete, e cila u mbyll me rezultat 3-2 (1-6 6-4 4-6 6-1 7-5) në favor të kundërshtarit të tij.


Dueli zgjati tre orë e 57 minuta, ndërsa kampioni i Wimbledonit e humbi ritmin e tij dhe nuk arriti të marrë pjesë në gjysmëfinale.

Nishikori në fazën tjetër do luajë ndaj Stan Wawrinkas, i cili eliminoi Juan Martin del Potron (7-6 4-6 6-3 6-2). /Telegrafi/

telegrafi sport app