Përfaqësuesja e Uruguait e mbylli me fitore kualifikimet për Kampionatin Botëror 2018, kjo në takimin 4-2 ndaj Bolivisë.
Festivali i golave filloi me autogolin e Gaston Silvas në minutën e 24, ndërsa Martin Caceres barazoi në minutën 39-të dhe në epërsi i kaloi Edinson Cavani, të dy golat u asistuan nga Silvas dhe me rezultat 2-1 përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë shënoi dy gola Luis Suarez (60’, 76’), ndërsa në minutën e 79-të Uruguai shënoi një tjetër autogol, këtë herë Diego Godin.
Peru 1-1 Kolumbia
Një ndeshje shumë interesante dhe e rëndësishme nga të dy anët, por në fund përfundoi çdo gjë me barazim, por në fund që i shërbeu me kualifikim Kolumbisë.
Pjesa e parë ishte pa gola, kurse në të dytën shënoi James Rodriguez në minutën e 56-të pas asistimit të Falcaos.
Golin e barazimit e shënoi Paolo Guerrero në minutën e 76-të, gol që dërgoi Kombëtaren e tij në ‘play-off’’it.
Kualifikimet në Amerikën Latine përfunduan me Brazilian në vendin e parë me 41 pikë, i ndjekur nga Uruguai (31’) dhe Argjentina (28’).
Kolumbia u renditet e katërta me 27 pikë, një më shumë se Peru.
Vlen të theksohet se Kili u eliminua pasi humbi nga Braziliani 3-0 dhe kështu përfundoi në pozitën e gjashtë. /Telegrafi/