LAJMI I FUNDIT:

URM-ja sot do ta shënojë 25-vjetorin e saj me një seri aktivitetesh

URM-ja sot do ta shënojë 25-vjetorin e saj me një seri aktivitetesh

Ushtria e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjetorin nga themelimi i saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në solemnitetin qendror sonte në orën 19:00 në stadiumin ushtarak në Parkun e qytetit në Shkup, në prani të përfaqësuesve të ARM-së, institucioneve shtetërore, vetëqeverisjeve lokale, ambasadave, shoqatave civile etj, do të ketë fjalim kryetari i RM-së, Gjorge Ivanov dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Në fillim të festimit qendror nga kazerma “Ilinden” do të bëhen gjuajtje nderi, 10 zbrazje pushkësh nga armë artilerike.


Solemnitetit qendror i paraprijnë edhe seri aktivitetesh. Në varrezat e qytetit në Butel në Shkup shumë delegacione me nderime ushtarake do të vendosin kurora me lule në varrezat e partizanëve, në varrin e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, ish-presidentit Kiro Gligorov dhe në varrin e gjeneral Mihaillo Apostolski.

Në stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup, ndërkaq, nga ora 09:00 deri në orën 19:00 do të hapet ekspozitë tërë ditore e mjeteve luftarake, teknikë dhe pajisje ushtarake e URM-së.

Gjatë ekspozitës do të kryhen edhe stërvitje nga ana e pjesëtarëve të regjimentit për qëllime speciale, batalioni për nderime dhe qendra për trajnim dhe trajnim të qenve.

Më 18 gusht të vitit 1943 në Sllavej Pllanina, në rajonin e Debarcës, u formua batalioni “Mirçe Acev”, i cili konsiderohet si formacioni i parë i organizuar ushtarak i LNÇ-së të Maqedonisë. Dita e formimit të batalionit konsiderohet si ditëlindja e URM-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori