Uragani Debby ka prekur rajonin Big Bend të Bregut të Gjirit të Floridës, SHBA, me frikën e stuhive dhe përmbytjeve katastrofike.
Së fundmi, sistemi i motit u forcua në një uragan të kategorisë së parë dhe doli në breg pranë Steinhatchee, ka njoftuar Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC).
Tani parashikohet të lëvizë ngadalë në të gjithë shtetin, i shoqëruar nga erëra me shpejtësi 128 km/h.
Bëhet e ditur se stuhia e katërt e sezonit do të kaplojë gjithashtu Gjeorgjinë dhe Karolinën e Jugut në ditët në vijim, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
“Natyra e ngadaltë e stuhisë mund të nënkuptojë sasi historike të reshjeve”, tha Jamie Rhome, zëvendësdrejtori i qendrës së uraganeve.
“Po flasim për përmbytje katastrofike”, shtoi Rhome.
Siç raportohet, tashmë erërat e forta të stuhisë po prekin banorët e Floridës – rreth 204,000 shtëpi dhe biznese janë pa energji elektrike.
Debby pritet të ngadalësojë në mënyrë dramatike intensitetin e tij në Florida.
Kjo do ta lërë uraganin të dalë ngadalë mbi Atlantik si një stuhi tropikale ku do të shpërthejë mbi oqean, duke hedhur pamëshirshëm breza shiu në Gjeorgjinë juglindore dhe në Karolinë.
Reshjet historike ka të ngjarë të çojnë në zona me përmbytje katastrofike, të përkeqësuara nga një stuhi përgjatë bregut, e cila mund të lërë ujin të bllokuar në sistemet e lumenjve dhe të paaftë për të derdhur në oqean.
Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) ka lëshuar paralajmërimin e saj më befasues deri më tani për sezonin aktual.
Ajo ka deklaruar se mund të ketë deri në 25 stuhi të emërtuara në vitin 2024, 8-13 prej të cilave mund të shndërrohen në uragane.
Ndryshe, uragani Betty shënon stuhinë e katërt të vitit pas stuhisë tropikale Alberto, uraganit Beryl dhe stuhisë tropikale Chris. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame