Nga: Franz Kafka
Përktheu: Meri Lika
Unë isha i ngrirë dhe i ftohtë, isha i varur mbi një humnerë; isha një urë. Në njërin ekstrem ishin majat e këmbëve; në tjetrin, duart, të ngërthyera; në llucën e brishtë lidha dhëmbët, u sigurova. Krahët e xhaketës sime valëviteshin anash. Në thellësi zhurmonte përroi i akullt i troftave. Asnjë turist nuk dëgjohej deri në këto lartësi të pakalueshme, ura nuk ishte shfaqur akoma në asnjë hartë. Kështu unë rrija shtirë dhe prisja; duhet të prisja. Të gjitha urat që janë krijuar deri më sot, nuk mund të mos jenë më ura pa u shembur.
Një herë afër perëndimit, nuk e di në ishte i pari apo i njëmijti, mendimet e mia gjithmonë ishin konfuze, qarkullonin gjithmonë në të njëjtin vend; deri në atë perëndim vere; kur përroi mërmëriste i errët dhe dëgjova hapin e një njeriu. Tek unë, tek unë. Shtrihu urë, bëhu siç duhet, tra pa parmak, mbështet atë që të është besuar. Nivelo në mënyrë të pakapshme pasigurinë e hapit të tij; nëse lëkundet, jepi të njohur dhe, si një zot i malit, vendose në tokë.
Erdhi dhe më goditi me majën metalike të bastunit të tij, më pas ngriti me të krahët e xhaketës sime dhe i rregulloi mbi mua. Me majën e bastunit rrëmoi nëpër flokët e mi të ngatërruar dhe e mbajti një kohë të gjatë aty, ndërkohë që shikonte, ka të ngjarë, me sy të egër rrotull vetes. Ndodhi pikërisht atëherë, kur unë ëndërroja duke e ndjekur atë mbi male dhe lugina, që ai u hodh, duke rënë me të dy këmbët në mes të trupit tim. U tendosa në mes të një dhimbjeje kafshërore, i paditur për atë që po ndodhte. Kush ishte? Një fëmijë? Një ëndërr? Një kusar rrugësh? Një vetëvrasës? Një tundues? Një shkatërrimtar? U ktheva që të mund ta shihja. Ura kthehet! Nuk kisha mbaruar së kthyeri, kur fillova të bie poshtë, po rrëzohesha dhe tashmë isha shqyer dhe këputur mbi guriçkat e mprehta që gjithmonë më kishin parë me shumë butësi nga uji i shpejtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIntroverti i ligshtë që kishte frikë nga rrahjet: Ngritja e Putinit në pushtet!
Për ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!
Reportazh nga fshatrat e Kukësit
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
PASTHËNIA E UJKUT PËR PËRRALLËN E KËSULËKUQES
Si bëhej propozimi për fejesë, në Korçën tradicionale?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime