LAJMI I FUNDIT:

Universiteti “Ukshin Hoti” kallëzim penal ndaj dy zyrtarëve, paralajmëron padi edhe ndaj ministrit të Arsimit

Universiteti “Ukshin Hoti” kallëzim penal ndaj dy zyrtarëve, paralajmëron padi edhe ndaj ministrit të Arsimit

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, përkatësisht rektori Ramë Vataj në cilësi edhe të kryetarit të Senatit të Universitetit ka bërë kallëzim penal në organet e drejtësisë ndaj Defrim Gashi, Kryeinspektor në Ministri të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe ndaj Bedri Muhadri, kryesues i Këshillit Drejtues të UPZ-së për konsumimin e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit të Universitetit “Ukshin Hoti”, Defrim Gashi, kryeinspektor i arsimit, në kundërshtim me ligjin për Inspektoratin e arsimit ne Kosovë, ka tejkaluar kompetencat e tij, të përcaktuar qartë, duke nxjerrë vendim për anulimin e vendimit të Senatit për shkarkimin e Soner Yildirimit, nga pozita e anëtarit të KD.

Po ashtu në njoftim thuhet se Bedri Muhadri, kryesues i Këshillit Drejtues të UPZ-së, rreth të njëjtit vendim lëshon shkresë në emër të Këshillit Drejtues, duke vepruar në kundërshtim me kompetencat dhe autorizimet që i ka si kryesues i KD-së me Statut dhe Rregullore të punës.


“Këshilli Drejtues është organ kolegjial dhe kryesuesi mund t’i paraqes vetëm vendimet e organit dhe jo të lëshoj shkresa pa i konsultuar anëtarët e KD-së dhe pa u vendos në këtë organ drejtues të UPZ-së”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se Senati i UPZ-së, në mbledhjen e fundit ka dënuar fuqishëm ndërhyrjet në UPZ nga MASHT, duke vënë në rrezik funksionimin e universitetit, duke ndaluar shpalljen e konkursit për personel akademik.

“Ky qëndrim i ministrit të MASHT është shkelje flagrante e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe autonomisë së universitetit. Organet e universitetit janë në fazën e  fundit të përpilimit të kallëzimit penal edhe ndaj ministrit të MASHT”, thuhet në njoftim të Universitetit “Ukshin Hoti”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori