Drejtuesit e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe ata të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” të enjten kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, që është cilësuar si hap drejt përforcimit të lidhjes mes arsimit dhe shëndetësisë.
Sipas njoftimit, marrëveshja është nënshkruar nga Rektori i Universitetit, Mentor Alishani dhe Drejtoresha e Spitalit, Narqize Arënliu – Hoxhaj, raporton Telegrafi.
“Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm për të dyja institucionet, duke synuar organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Krahas këtyre aktiviteteve, do të zhvillohen edhe iniciativa të tjera të përbashkëta që do të forcojnë bashkëpunimin midis institucioneve”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se gjatë takimit, të dy drejtuesit kanë shprehur përkushtimin për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi dhe për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe edukative në komunitetin e Prizrenit dhe më gjerë.
“Të dyja palët theksuan rëndësinë e këtij partneriteti, që do të sjellë përfitime konkrete për studentët, stafin dhe gjithë komunitetin. Ky bashkëpunim i ri është një hap i rëndësishëm drejt përforcimit të lidhjes mes arsimit dhe shëndetësisë, duke krijuar mundësi të reja për të dyja institucionet që të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prizrenit dhe të ofrojnë një mbështetje të madhe për kauzat që prekin të gjithë ne”, përfundon njoftimi i Universitetit “Ukshin Hoti”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Komuna e Prizrenit hap konkursin për bursa, të drejtë aplikimi kanë studentët e universiteteve publike

Policia në Prizren në KKSB raporton për ulje të numrit të veprave penale dhe rritje të zbulimit të rasteve gjatë vitit 2024

EC Ma Ndryshe përmes lojës përfshin nxënësit në mësimin ndërveprues mbi trashëgiminë kulturore

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës