LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Tetovës zgjedh kryetarin e Parlamentit Studentor

Universiteti i Tetovës zgjedh kryetarin e Parlamentit Studentor

Donika Kamberi është zgjedhur kryetarja e re e Parlamentit Studentor në Universitetin e Tetovës. Nga 4789 studentë sa e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, Donika Kamberi mori më shumë vota (3230) se kundër kandidati i saj Argëtim Arifi (1538), ndërsa 21 vota u shpallën të pavlefshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Dua të falënderoj të gjithë studentët për përkrahjen që na kanë dhënë. Ne sot, të gjithë së bashku kemi dhënë një mesazh për të gjithë, se si respektohen parimet dhe vlerat e demokracisë. Sot të gjithë studentët kanë fituar, askush nuk është humbës. Sigurisht që ne zhvilluam një garë dhe brenda garës ka një fitues dhe një humbës, por e rëndësishme është se të gjithë mes vete jemi miq dhe jemi studentë të këtij universiteti. Së bashku do t’ia dalim që t’i realizojmë qëllimet dhe objektivat tona”, deklaroi kryetarja e re e Parlamentit Studentor në Universitetin e Tetovës.

Kryetari në largim i Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, Ardian Bilalli, ka uruar të dy kandidatët për garën që kanë zhvilluar në këto zgjedhje, ndërsa kryesinë e re, në krye me Donika Kamberin, që morën legjitimitetin e studentëve, i përgëzoi duke shpresuar se gjatë mandatit të tyre do t’i realizojnë të gjitha projektet të cilat i kanë premtuar para studentëve./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Siguri
KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Siguri
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Lajme
Kalo në kategori