Në video-lojëra, në fantashkencë dhe në muzikë, krijuesit po drejtohen te zakonet popullore dhe te mitologjia antike për të imagjinuar të ardhmet e reja. Pjesë të shkrimit të gazetares Nyshka Chandran, të publikuar në BBC, Telegrafi sjellë si më poshtë.
Një video që përshkruan Indinë e një bote tjetër, rrezatonte në vitin 2022 nëpër ekranet e Sheshit Tajms të Nju-Jorkut. Në një skenë, një luftëtar që i ngjan zotit Ganesha u shfaq me armaturë beteje transformeske. Diku tjetër, një kullë në stilin e minares nga epoka e mogulëve shkëlqente me ar dhe laser. Këto pamje të fuqishme vizuale u shfaqën në trajlerin për “Indus Battle Royale”, një video-lojë e vendosur në hapësirë dhe e bazuar në qytetërimin e Luginës së Indusit – një nga shoqëritë më të vjetra urbane të njerëzimit, e cila u ngrit në nënkontinentin indian rreth vitit 3000 p.e.s.
Duke e kombinuar mitologjinë dhe arkitekturën indiane me fantashkencën, “Indus Battle Royale” është një nga manifestimet më të fundit të një filozofie të njohur si indofuturizëm – një estetikë, një zhanër dhe një narrativë që parashikon se si mund të duket India në të ardhmen. Këto vizione, qofshin të shprehura përmes fantashkencës, muzikës apo artit, janë të rrënjosura në elementët kryesorë të kulturës tradicionale indiane – si spiritualiteti dhe zakonet popullore. Por, ato janë gjithashtu tërheqëse në aspekt universal, falë dizajnit provokues, teknologjisë së fundit, tingujve magjepsës dhe theksit të tyre të diversitetit dhe vetëbesimit.
“Indofuturizmi ka të bëjë me lirimin e mendjes dhe të imagjinosh një botë që është indiane në mënyrë të pafalshme”, thotë Roby John, bashkëthemelues i SuperGaming, kompanisë që qëndron prapa lojës “Indus Battle Royale”.
Indofuturizmi nuk është gjë e re, por është gjithnjë e më e përhapur në kulturën popullore. Gjithnjë e më shumë krijues po sajojnë realitete alternative të bazuara në spiritualitetin indian dhe në zakonet popullore, në një proces që sfidon vizionet perëndimore për të ardhmen. “Diskursi rreth futurizmit është shpesh i rrënjosur thellë në idetë eurocentrike të botës”, thotë Sarathy Korwar, xhaz-muzikant me bazë në Londër, i cili e përshkruan albumin e tij të fundit, “Kalak”, si “manifest indofuturist”. Ashtu si afrofuturizmi, “indofuturizmi po e zhvendos fokusin në Jugun Global”, thotë Korwar.
Futurizma tjerë joperëndimorë përfshijnë futurizmin e Gjirit, sinofuturizmin, futurizmin indigjen dhe sigurisht, afrofuturizmin si katalizator për të gjitha këto. Secila prej këtyre filozofive zotëron gjuhë dhe motive të ndryshme vizuale, por të gjitha parashtrojnë pretendimin e tyre për modernitetin duke përdorur metodologjinë indigjene. Në indofuturizëm, kjo nënkupton aplikimin e njohurive të lokalizuara në realitete alternative. Në “Kalak”, poliritmet e Korwarit janë të theksuara nga kuptimi ciklik i kohës në Indi. “Në Azinë Jugore, kulturalisht e parashikojmë marrëdhënien tonë me të ardhmen dhe të shkuarën me idetë e ciklit”, shpjegon ai. “Koha nuk duhet të rrjedhë në një vijë, por mund të kuptohet se rrjedh në një rreth”.
Korwar e përshkruan muzikën e tij si “rrethore” duke aluduar në një teknikë kompozimi në të cilën fillimi dhe fundi i një kënge janë të padallueshëm.
Është e vështirë të gjesh origjinën e saktë të indofuturizmit. Disa ekspertë flasin për modernistët e hershëm indianë, si poeti dhe mendimtari Rabindranath Tagore, i cili, në fund të viteve 1800 dhe në fillim të viteve 1900 u përpoq të instalonte një formë të re edukimi në Bengalin Perëndimor. Shkolla e tij, “Santiniketan”, integroi njohuritë indigjene, natyrën, artin dhe besimet pan-aziatike në një përpjekje për të krijuar një kurrikulë që do të tejkalonte modelin kolonial britanik dhe do të krijonte një brez të ri të mendimtarëve të lirë indianë. Begum Rokeya, shkrimtare dhe aktiviste politike, gjithashtu mishëroi indofuturizmin në veprat e saj. Tregimi i saj i shkurtër i vitit 1905, “Ëndrra e Sulltanes”, përshkruan një shoqëri të sunduar nga gratë që shpikin furra diellore, makinat fluturuese dhe kondensatorët e reve që ofrojnë ujë të pastër e të bollshëm. Botuar në një kohë kur vejushat u dogjën së bashku me burrat e tyre të vdekur, vepra e saj është kritikë me ndikim ndaj shkencës patriarkale dhe një nga shembujt e parë të Indisë të fantashkencës feministe.
Ashtu siç afrofuturizmi synon të çlirojë diasporën e zezë prej çështjeve socio-politike të kaluara dhe të sotme, Tagore dhe Rokeya tregojnë se si indofuturizmi lindi gjithashtu prej zhgënjimeve me status kuonë. Për krijuesit bashkëkohorë, mungesa e përfaqësimit indian në skenën globale ishte motivimi kryesor. Antariksha Studio, një kompani mediatike që ka prodhuar lojëra indofuturiste që nga viti 2016, hyri në treg për të rritur pozicionin e Indisë. “India ka qenë gjithmonë shumë keq e përfaqësuar, dhe e keqinterpretuar”, thotë bashkëthemeluesi i Antariksha Studio-s, Avinash Kumar. Video-lojërat e njohura si “Tomb Raider” dhe “Assassin’s Creed” kanë kapituj dhe lojëra të tëra të vendosura në Indi. Por, “ironia është se derisa India mund të jetë subjekti dhe baza për krijimin e këtyre prodhimeve, ajo harrohet në narrativën aktuale përtej stereotipave”.
Vizionet perëndimore të së ardhmes kanë konotacione politike, kështu që riprodhimi i tyre në kontekstin e Jugut Global mund të çojë në paragjykime të pavetëdijshme, paralajmëron kritikja Rahel Aima, e cila ka shkruar gjerësisht për futurizmat joperëndimorë. Tekno-orientalizmi, për shembull, është një estetikë që i referohet pamjeve aziatike si dritat e neonit dhe mega-korporatat nën markën e kiberpankut të Hollivudit. Filloi në vitet 1980 – mes frikës në Shtetet e Bashkuara për ekonomi gjithnjë e më të fuqishme japoneze – dhe përhapi përfaqësime negative për Azinë Veriore.
Kohët e fundit ka pasur një reagim kundër termit indofuturizëm. “Indofuturizmi duket në mitologjinë hindu dhe kjo shihet si gjithnjë e më e ngarkuar”, thotë Aima. Si rezultat, teoricienët e kulturës tani po gravitojnë drejt termit më gjithëpërfshirës të futurizmit të Azisë Jugore, që përfshin Bangladeshin, Pakistanin, Shri Lankën, Nepalin, si dhe Indinë.
Disa manifestime të zhanrit flasin për një të ardhme më pesimiste, një tregues ndoshta i klimës aktuale komplekse politike të vendit. “Leila”, një libër i vitit 2017, për shembull, eksploron fundamentalizmin fetar dhe ndotjen e ajrit – të dy problemet e sotme. Indofuturizmi ka të ngjarë të vazhdojë të zhvillohet pasi demokracia më e madhe në botë merret me ndryshimet klimatike dhe tensionet politike. Megjithatë, në pjesën më të madhe, indofuturizmi është i mbushur me pozitivitet. Teksa nuk i shmanget problemeve, e bën këtë me një dëshirë të shëndetshme për një ndryshim transformues. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDavid Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd
Pasojat e vërteta të identiteteve që formohen mënyrë traumatike njihen thellë vetëm në fund të jetës
Kompozitori i parë i muzikës së kultivuar shqiptare
Letrat nga kampet e Shqipërisë, nënës në Itali: Mos u merakos nëse ndonjëherë të shkruaj zi
Këto pesë vepra të çuditshme surrealiste nuk janë ashtu siç duken!
Kush ishte Zonja e Parë e Prishtinës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit