Unitedi me udhëtim të vështirë te Leicesteri - formacionet zyrtare

Ndeshja kryesore e xhiros së tetë në Ligën Premier është ajo mes Leicester City dhe Manchester United.
Dy skuadra shumë të fuqishme në elitën e futbollit anglez përballen njëra me tjetrën në King Power Stadium.
Vendasit janë duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve, ku në katër takimet e fundit kanë marrë vetëm dy pikë.
Ndërkohë edhe Manchester United nuk di për fitore në dy sfidat e fundit në Ligën Premier.
Të dyja skuadrat duan të rikthehen te fitoret dhe kjo e bën këtë sfidë të zjarrtë.
Formacionet zyrtare:
Leicester: Schmeichel, Ricardo, Amartey, Evans, Soyuncu, castagne, Tielemans, Soumare, Maddison, Iheanacho, Vardy.
Man Utd: De Gea, Lindelof, Maguire, Shaw, Wan-Bissaka, Matic, Pogba, Fernandes, Sancho, Ronaldo, Greenwood.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/10/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































