Unitedi ka ofruar 60 milionë për Moratan, por befasohet nga përgjigjja e Realit

Alvaro Morata është gjithmonë më larg Milanit.
U raportua se Milani ishte vënë seriozisht pas spanjollit, por gjërat duket se kanë ndryshuar.
Sipas Sky Sport, Manchester United i ka ofruar 60 milionë euro Los Blancos. Por, Djajtë e Kuq janë befasuar me përgjigjen e klubit spanjoll.
Reali ka refuzuar menjëherë ofertën parë duke thënë se nuk e shesin për më pak se 90 milionë euro.
Për Moratan ka shfaqur interesime dhe Arsenali. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
07/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































