United ringjall interesimin por Lucas

Ish-menaxheri Sir Alex Ferguson ishte mposhtur nga PSG për të nënshkruar me Lucas 18 muaj më parë, kur ai vendosi të largohet nga Sao Paulo.
Siç mëson Telegrafi nga mediat angleze, “lëshimin” e Fergiet dëshiron ta përmirësojë Moyes, i cili më herët gjatë javës udhëtoi në Paris për të parë brazilianin duke luajtur ndaj Bordeaux.
Moyes vazhdimisht ka vëzhguar lojtarë që mund të transferohen gjatë afatit kalimtar dimëror dhe beson se Lucas do të jetë një sukses i madh në Old Trafford.
Lucas është i pakënaqur në Paris pasi ka dështuar të sigurojë vend të rregullt startuesi nën drejtimin e Laurent Blanc dhe është lidhur me një rikthim në Brazil. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/01/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































