United përballet me një konkurrencë të papritur (Dokument)

Manchester Unitedi po përballet me një konkurrencë të pazakontë në përpjekjet për ta angazhuar Jose Mourinhon.
Djajtë e Kuq e duan ish-trajnerin e Chelseat në Old Trafford nga sezoni i ardhshëm, mirëpo akoma nuk kanë bërë ofertë formale.
Dhe ndërkohë ka ndërhyrë Federata e Sirisë, e cila e do portugezin për ta drejtuar përfaqësuesen siriane.
Ata duan që Mourinho ta udhëheqë kombëtaren e tyre drejt Kampionatit Botëror 2018. Një letër zyrtare tashmë ka shkuar në adresë të agjentit të portugezit, Jorge Mendes.
Padyshim se do të ishte angazhimi më i pabesueshëm nëse vendi që ndodhet në luftë e angazhon 53-vjeçarin. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































