United nuk ia del as ndaj Hullit në shtëpi (Video)

Manchester United ka barazuar pa gola ndaj Hull Cityt në shtëpi.
Djajtë e Kuq nuk arritën të fitojnë këtë javë në shtëpi, dhe kundërshtari ishte Hull City.
Mourinho vendosi të startonte me formacionin më të mirë, kurse Pogba madje u shfaq me një frizurë të re, e cila megjithatë nuk i solli atij fat që të shënonte golin.
Në këtë sfidë debutoi edhe ish-ylli i Interit, Andrea Ranocchia, i cili hyri nga stoli në këtë takim pasi kompletoi stransferimin ditë më parë.
Manchester United i ka të shuara shpresat për titull pasi me këtë barazim, të tretin radhazi, ka 42 pikë në vendin e gjashtë, 14 pikë më pak se lideri Chelsea, dhe katër pikë më pak se sa Liverpooli në vendin e katërt. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































