United fiton me vështirësi te Sheffield dhe ngritët në tabelë

Manchester United ka marrë një fitore më vështirë se që është menduar në letër ndaj Sheffield United.
Skuadra e fundit në tabelë ishin nikoqir të Djajve të Kuq të cilët triumfuan me rezultat të ngushtë 2-3.
Megjithatë vendasit kaluan të parët në epërsi, kur David McGoldrick realizoi për 1-0 në minutën e pestë pas gabimit nga Dean Henderson.
Megjithatë gëzimi i vendasve nuk zgjati më shumë se 20 minuta, pasi Marcus Rashford shfrytëzoi për mrekulli një pasim nga Lindelof dhe shënoi për të barazuar shifrat në 1-1.
United riktheu gjithçka në të mirë të vet, kur Anthony Martial realizoi në minutën e 33-të për epërsinë e parë të Djajve të Kuq.
Me epërsinë e ngushtë 1-2 të United, skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave.
Djajtë e Kuq e nisën për mrekulli pjesën e dytë, kur një bashkëveprim i mirë mes Martial e Rashford bëri që anglezi të realizoi për 1-3.
Krejt çfarë bënë vendasit deri në fund ishte edhe goli i dytë i realizuar nga David McGoldrick për rezultatin përfundimtar 2-3.
United me këtë fitore ngritët në vendin e gjashtë në tabelë me 23 pikë, ndërsa Sheffield mbetet në fund të tabelës me vetëm një pikë. /Telegrafi/
Great movement. Perfect first touch. Brilliant finish. @MarcusRashford ?pic.twitter.com/p4OJ5SBFQ9
— UtdXclusive ? (@UtdXclusive) December 17, 2020






















































