Manchester United ka marrë një fitore të madhe dhe tejet të vështirë në udhëtim tek Bournemouth 1-2.

Vetëm 11 minuta pasi filloi takimi, vendasit e Bournemouth befasuan Djajtë e Kuq.


Ishte Junior Stanislas që asistoi bukur nga krahu i djathtë ndërsa Wilson i vetëm me De Gean shënoi për 1-1.

United me ta pranuar golin u vërsul në sulm për ta barazuar rezultatin.

Një gjë të tillë gjiganti anglez e arriti në minutën e 35-të nëpërmjet francezit Martial.

Ishte Alexis Sanchez që harkoi bukur për toke në zonë, ndërsa Martial me një goditje të fuqishme mposhti portierin vendas për 1-1.

GettyImages 1056713052 (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Mesfushori spanjoll Juan Mata pati rast të artë shënimi në minutën e 39-të, por në fund dështoi ta dërgonte topin në rrjetë.

Me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Djajtë e Kuq edhe në pjesën e dytë dominuan ndeshjen duke krijuar shumë raste shënimi.

Luke Shaw fillimisht tentoi por pa sukses në minutën e 55-të.

Në minutën e 60-të portieri vendas Asmir Begovic ia mohoi golin kilianit Alexis Sanchez.

Krejt në fund të ndeshjes, ishte zëvendësuesi Marcus Rashford që i siguroi tri pikë të arta Djajve të Kuq.

GettyImages 1056711940 (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Reprezentuesi anglez realizoi në minutën e 92-të, pas asistimit nga Paul Pogba.

Me këtë fitore United ngritët në pozitën e shtatë në tabelë dhe barazohet me pikë me Bournemouthin.

Në javën e ardhshme skuadra e Jose Mourinhos do ta luaj derbin lokal me Manchester Cityn. /Telegrafi/

telegrafi sport app