Site icon Telegrafi

United i bashkohet garës për Guendouzin

Matteo Guendouzi . (Photo by Gareth Fuller/Pool via Getty Images)

Manchester United është skuadra e radhës që është futur në garë për Matteo Guendouzin.

Mesfushori i talentuar francez ka kërkuar largimin nga Arsenali gjatë afatit kalimtar veror.

21-vjeçari dëshiron të kalojë në një skuadër më të madhe se sa Topçinjtë ku do të mund të fitonte trofe.

Barcelona, Real Madrid dhe Paris Saint Germain janë skuadrat e interesuara për të, por së fundmi në garë është futur edhe Man Utd.

Matteo Guendouzi. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Rivalët e Arsenalit në Ligën Premier duan ta përforcojnë repartin e mesfushës dhe Guendouzi pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

Djajtë e Kuq janë gati të shpenzojnë deri në 50 milionë euro për transferimin e yllit të ri francez.

Megjithatë United nuk do ta ketë aspak të lehtë një gjë të tillë, pasi në Francë janë të sigurt për një marrëveshje mes lojtarit dhe PSG-së. /Telegrafi/

Exit mobile version